Lajme

Osmani njofton sot për një takim që e ka realizuar gjatë javës me drejtues të Odës Amerikane

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 03 August 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar këtë javë një takim me drejtues të Odës Ekonomike Amerikane, në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe USAID-it, sipas një njoftimi të Presidencës.

Në takim është diskutuar për koordinim në promovimin e  potencialeve ekonomike të Kosovës dhe fuqizimin e dialogut publiko-privat.

“Para anëtarëve të Bordit të Guvernatorëve dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Amerikane, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e dialogut publiko-privat si proces në të mirë të Kosovës e në shërbim të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se Zyra e Presidentes është vazhdimisht e hapur për koordinim të veprimeve për promovim të potencialit ekonomik të Kosovës dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me Odën Ekonomike Amerikane”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Në këtë takim, Osmani foli edhe kontributin e SHBA-së në fuqizimin ekonomik dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përfshirë edhe anëtarësimin në organizata të rëndësishme e konventa ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera