Lajme

Osmani njofton ambasadorin amerikan për nisjen e konsultimeve për datën e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 30 July 2024

Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi e ka njoftuar ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier për nisjen e fazës së konsultimeve me liderët e partive politike për zgjedhjet e rregullta.

Në një njoftim, presidentja me ambasadorin Hovenier kanë diskutuar për koordinim për takimet dhe aktivitetet gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA), ku Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në cilësinë e saj si kreu i shtetit.

-Advertisement-

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë, si dhe tema të tjera të interesit nacional.

“Presidentja e ka njoftuar ambasadorin amerikan lidhur me nisjen e fazës së konsultimeve me krerët e partive politike sa i përket zgjedhjeve të rregullta, ndërkaq në këtë takim, Presidentja Osmani u njoftua edhe me Zv. Ambasadoren e re të SHBA-së, Anu Prattipati”, thuhej në njoftim.

Burimet e gazetës online Reporteri.net kanë thënë se Kurti është kryetari i vetëm nga partitë politike që ka refuzuar të marrë pjesë në këtë takim që do të mbahet të martën më 31 korrik. Kurti në këtë takim e ka deleguar nënkryetarin e partisë, Glauk Konjufcën.

Gazeta online Reporteri.net merr vesh se ftesa ka qenë vetëm për kryetarët e subjekteve politike dhe jo për nënkryetarët. Të njëjtat burime kanë thënë se kryeministri Kurti do të kthehet të martën në mbrëmje (sot) nga Parisi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera