Osmani: Nëse ka meritokraci në BE, duhet të merren hapa konkretë për integrimin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 19 December 2024
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Osmani në samitin ku të pranishëm ishin liderë të institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së, ka theksuar se e ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme dhe mbetet një angazhim i çdoditshëm për shtetin tonë.
E para e shtetit ka theksuar se nëse BE-ja thotë se anëtarësimi në bllok bëhet në bazë të meritave, atëherë është dashur që ta fillojë trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit të Kosovës dhe t’i heq masat kundër saj.
Osmani po ashtu ka theksuar se nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe, ka thënë presidentja.
Në fund, Osmani ka potencuar se pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë.
Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u takuan në Bruksel në 18 dhjetor. Takimi shërbeu si një mundësi për të ndjekur momentin e ri për partneritetin strategjik midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë një reflektim se si të thellohet ky partneritet dhe të ecim përpara së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Evropian, thuhet në një njoftim zyrtar të Komisionit Europian.
Në deklaratë u tha se partneriteti strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishëm se kurrë dhe se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.
Është përmendur po ashtu edhe mungesa e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Është thënë se kjo po i pengon të dy partnerët. Po ashtu është thënë se duhet zbatuar marrëveshjet, veçanërisht ajo e Brukselit dhe aneksi i Ohrit. Palëve u është bërë thirrje të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.
Pas takimit, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur gatishmërinë që institucioni që ajo drejton të nisë punën në trajtimin e aplikimit të Kosovës për marrjen e statusit të kandidatit. Megjithatë, ajo theksoi se për këtë proces është i nevojshëm një vendim unanim nga shtetet anëtare të BE-së.
“Jemi të gatshëm të nisim procesin, por na duhet një ftesë për të dalë me opinion. Po punojmë që ta marrim këtë dhe ne jemi gati”, ka thënë von der Leyen
Të tjera
-
Krasniqi priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë në këtë rrugëtim, miku ynë i çmuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur ne takim...
-
Serbia refuzon vizitën e ministrit Çeku në Preshevë
Beogradi ka refuzuar kërkesën e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku për vizi...
-
AKB: Mbi 1 mijë e 500 biznese u mbyllën këtë vitë në Kosovë
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë një studim të Trendit të ndërmarrësisë p...
-
‘A jeni bërë gati për një dimër tipik’, IHMK: Nga nesër ndryshime të mëdha të motit
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur për kushtet at...
-
Dëmet nga lufta në Kosovë – ASK prezanton të dhënat për numrin e viktimave të luftës
Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë ditës së sotme i ka prezantuar rezu...
-
Kosovën e viziton sot Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës
Të enjten, në Kosovë do të qëndrojë Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës,...
-
Lansohet platforma online për raportimin e korrupsionit
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në mbështetje nga UNDP në Kosovë, ka...
-
Regjistrimi i popullsisë, ASK publikon të dhënat për përbërjen etnike të Kosovës
Agjencia e Statistikave të Republikës së Kosovës sot ka prezantuar të dhënat ...
-
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 % ortodoks, 1,75 % katolik
Agjencia e Statistikave të Republikës së Kosovës sot ka prezantuar të dhënat ...
-
Arrestohet i dyshuari për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt, kërkohet paraburgim
“Ti e meriton veq një plumb te dryshkt ne ball”. Kështu u kërcënua dje në ...
-
IPK: Rriten ankesat e qytetarëve ndaj zyrtarëve policorë
Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar rreth 21% më shumë ankesa nga qytet...
-
Policia shqiptoi 1786 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...