Osmani në takim me presidenten e Sllovenisë: Njohja reciproke me Serbinë, rruga e vetme për paqe e stabilitet afatgjatë
Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 11 September 2023
Presidentja Vjosa Osmani, e ka takuar në Shkup edhe presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.
Presidenca tha se Osmani e vlerësoi partneritetin mes dy vendeve “duke theksuar se Kosova vazhdon të jetë mirënjohëse për rolin aktiv të Sllovenisë në mbështetjen e të ardhmes evropiane të Kosovës”.
“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani shtroi nevojën e mbështetjes së mëtejme sllovene dhe potencoi se synimi shtetëror e strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe në NATO, por edhe organizata të tjera ndërkombëtare ku do të avancohen interesat e qytetarëve të Kosovës”, njoftoi Presidenca.
Osmani dhe Pirc Musar diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon. Sipas presidentes së Kosovës, “bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve është në funksion në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal pasi që Sllovenia është shembull për realizimin e reformave të nevojshme për anëtarësim në strukturat euroatlantike”.
“Në raport me dialogun me Serbinë dhe shtensionimin e situatës në veriun e vendit, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka bërë hapa përmbajtësor në këtë drejtim dhe do të ketë qëndrim konstruktiv në tërë procesin e dialogut. Ajo, megjithatë shtoi, se rruga e vetme për paqe e stabilitet afatgjatë është atëherë kur rezultati përfundimtar i dialogut me Serbinë është njohja reciproke dhe ruajtja e integritetit territorial, sovranitetit, rendit kushtetues dhe funksionalitetit institucional të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Në takim u rikonfirmua edhe përkushtimi për të vazhduar “thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës e Sllovenisë”. Të dy krerët e shteteve, sipas Presidencës, “diskutuan edhe për një gamë të gjerë temash, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, fuqizimin e grave dhe të rinjve, agjendën e gjelbër etj”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...