Lajme

Osmani në takim me Hargreaves: Plani i zbatimit për hapjen e Urës së Ibrit të bëhet në konsultim me aleatët

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 20 August 2024

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Në njoftimin e Presidencës thuht se Osmani në takim  ka ripotencuar qëndrimin e saj se hapja e urës, si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka ritheksuar se plani i zbatimit për hapjen e urës duhet të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë”.

-Advertisement-

“Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm”, ka thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera