Lajme

Osmani në Luksemburg pritet nga Duka i Madh, temë e takimit edhe situata në Veri

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 15 June 2023

Presidentja Vjosa Osmani nga Strasburgu ku dje mbajti një fjalim në Parlamentin Europian, sot ka shkuar në Luksemburg.

Atje është pritur nga Duka i Madh Henri, i cili njoftoi për takimin dhe agjendën e diskutimit me Osmanin.

“Duka i Madh ka pritur Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për një takim në Luksemburg në kuadër të një vizite pune. Situata në veri të Kosovës, si dhe marrëdhëniet bilaterale ishin në agjendën e bisedës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Dukës.

-Advertisement-

Osmani dje në Parlamentin Europian kërkoi mbështetje nga vendet anëtare të BE-së për rrugën europiane të Kosovës. Osmani në PE foli edhe për ngjarjet e fundit në vend. Ajo tha se për t’i kapërcyer këto sfida duhet përmes partnerëve.

“Edhe pse vendi im përballet me sfida të vazhdueshme të sigurisë, jam i sigurt se e vetmja mënyrë për t’i kapërcyer ato është përmes partneriteteve dhe aleancave”, tha Osmani dje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera