Osmani në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut: Synimi i rradhës i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe NATO
Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 26 April 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, mbajti një fjalim edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Ajo tha se me këtë vend, Kosova ndan të njëjtat vlera e synime.Synimi i përbashkët ajo tha se është familja evropiane.
Presidentja tha se të dy vendet gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme miqësore, e këtë jo vetëm në letër por edhe në vepër.
Osmani-Sadriu rikujtoi se në ditët më të errëta të vitit 1999, kur po rrezikohej ekzistenca e Kosovës dhe qytetarëve të saj, nga makineria gjenocidale e Millosheviqit, Maqedonia e Veriut e sidomos shqiptarët në këtë shtet, hapën dyert e zemrat e tyre duke u bërë strehë për shumë të dëbuar me dhunë.
“Prandaj, faleminderit nga zemra, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për të gjithë ata që na dolën në krah në vitet 1998-99. Ua kthefshim të gjithëve për të mirë”.
Në fjalën e saj, Presidentja tha se 24 vjet më pas, tani ka ditë të ndritura e ku tani qytetarët e të dy shteteve, vijnë e shkojnë.
“Është krejtësisht normale që numër i madh e targave të makinave në parkingjet e Shkupit të jenë nga Republika e Kosova dhe anasjelltas”.
Ajo tha se lidhjet e të dy vendeve janë të forta, të shpeshta e tanimë edhe të shpejta.
Osmani-Sadriu u shpreh se tanimë të dy shtetet po dëshmojnë përballen me sfida të përbashkëta si lufta ndaj krimit të organizuar, por ndërkohë kanë edhe bashkëpunim të fortë në arsim e ekonomi.
Presidentja tha se Kosova është e interesuar shumë që të ndërtohen 12 km të autostradës nga Bllaca deri në Shkup dhe krijimin dy pikave të përbashkëta kufitare në dy pikat kryesore.
“Këto do ta lehtësonin edhe më shumë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave dhe rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve tona”.
Më tej, ajo tha se nuk ka asnjë dilemë se Maqedonia e Veriut do të jetë në krah të Kosovës në shumë procese, jo vetëm të integrimeve, por edhe në anëtarësimin e në organizata të tjera ndërkombëtare.
Presidentja Osmani, në Kuvend foli edhe për liberalizmin e vizave për Kosovën, ku përmendi edhe mbështetjen e Maqedonisë së Veriut, ku tha se synimi i rradhës i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe në NATO.
Tutje Osmani tha se Kosova do të ketë mundësi që të mësojë nga përvoja e Maqedonisë së Veriut.
“Synimi i rradhës është statusi i shtetit kandidat për anëtarësim në BE si dhe anëtarësimi në Aleancën më të fortë që ka njohur njerëzimi, në NATO. Do të punojmë me ngulm në këtë drejtim dhe do të kemi mundësi të mësojmë nga përvoja e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Osmani.
Madje, Osmani deklaroi se nuk ka asnjë dilem se Maqedonia e Veriut do të jetë në krah të Kosovës në këto procese.
“Në funksion të fqinjësisë të shkëlqyeshme nuk kam asnjë dilem të vetme se Maqedonia e Veriut do të jetë në krah të Kosovës jo vetëm në procesin e anëtarësimit në BE dhe NATO por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, tha Osmani.
Osmani ka përmendur edhe marrëdhëniet midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ku tha se nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike Kosova e Maqedonia e Veriut kanë shënuar përparim në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Republika e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme fqinjësore, jo vetëm në letër por edhe në vepër, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ne kemi shënuar përparim jashtëzakonisht forcimin e marrëdhënieve dypalëshe”, u shpreh Osmani.
Të tjera
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...