Osmani në Ditën e Evropës: Kosova është mishërim i vlerave evropiane

Autori: Gazeta inFokus
13:59 | 09 May 2023
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e Ditën e Evropës ka thënë se Kosova është mishërim i vlerave evropiane.
Sipas saj, Dita e Evropës është mundësi për të reflektuar mbi vlerat që na bashkojnë si popuj evropianë – liria, demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit.
“Këto parime themelore kanë qenë shtylla të rëndësishme të Bashkimit Evropian që nga formësimi i tij, e janë pikërisht këto vlera për të cilat Kosova dhe populli i saj ka luftuar historikisht dhe vazhdon t’i mbrojë edhe sot”.
Tutje ajo ka shtuar se në këtë kohë përcaktuese, Dita e Evropës shërben si një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit, unitetit dhe mbrojtjes së njëri-tjetrit.
“Le ta shfrytëzojmë këtë moment për të reflektuar mbi të gjitha sukseset që kemi arritur deri tani dhe për ta rikonfirmuar vullnetin tonë të pashembullt për suksese të reja në rrugën drejt integrimit evropian”.
“Kosova dhe populli i saj kanë qenë, janë, dhe do të mbeten gjithnjë mishërim i këtyre vlerave. E gjersa afrohemi më shumë drejt Bashkimit Evropian, angazhimi ynë mbetet i palëkundur, sepse vendosmëria jonë për demokraci, paqe, të drejta të njeriut e sundim të ligjit, mbetet po ashtu e palëkundur”.

Të tjera
-
Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksidentua me një veturë
Policia e Shtetit ka njoftuar se një shtetas sllovak me inicialet Z.S. ka vde...
-
Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor En...
-
Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaron se kryeministri në detyrë Albin Ku...
-
Trump njofton se arriti marrëveshje tregtare me Vietnamin
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ShBA-ja do të vendos tari...
-
Çitaku: Albin Kurti po i shërben me vetëdije Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpë...
-
Gjini: Kurti ka zënë peng Kuvendin e Qeverinë
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kandidimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja...
-
“Turp – Albin Kurti nuk po dallon prej Jack Smith – është në mbështetje të Speciales”, Behrami i ashpër pasi Kurti përmendi Thaçin e Veselin
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, deklaroi në Pressing në T7 se kryeministri ...
-
Nesër temperaturat deri në 35 gradë Celsius
Të enjten pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi...
-
Gruda: PDK-ja ka bërë kompromis, mbështet kandidat të pushtetit që s’ka qenë ministër në Qeverinë Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në “Click” të RTV2...
-
Kurti: Unë kam qef me hapë e me mbyllë derën, i kemi votat për ta bërë qeverinë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se i ka votat për të bërë qeveri...
-
Qe 5 vjet janë në burg, Kurti i sulmon Hashim Thaçin e Kadri Veselin: PDK i ka dy kryetarë në Hagë, atje shkojnë për konsultim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Tëvë 1 se nuk bëjn...
-
Mundësia për koalicion me PDK-në, Kurti: Nuk është reformuar, PDK i ka 5 kryetarë, prandaj Hoxhaj e Lladrovci folën ashtu
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë në Tëvë1, ka folur për...