Lajme

Osmani në adresimin para deputetëve: Në situata të rënda të gjithë duhet t’i tejkalojmë dallimet e përditshme

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 15 December 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten i është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës me fjalimin vjetor, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë fjalim, e para e vendit përmendi luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në ekonomi dhe energji në të gjithë botën.

Osmani tha se në situata të tilla të gjithë duhet t’i bashkojmë forcat dhe ti lëmë anash dallimet.

-Advertisement-

“Përderisa këto sfida globale të sigurisë globale të sigurisë kanë krijuar sfida në ekonomi dhe në sigurinë energjitë, t’i kujtojmë sfidat e çdoditshme më të cilat përballet qytetari ynë dhe të mendojmë nëse veprimi ynë politik ka qenë i mjaftueshëm për ta.

Në situata të tilla të rënda të gjithë duhet t’i tejkalojmë dallimet e përditshme e ti bashkojmë forcat e mendjet në mënyrë që masat që ndërmerren të kenë në fokus vetëm e vetëm interesin qytetar në përballje me këto kriza

Pavarësisht sfidave, ky vit solli konsolidimin dhe fuqizimin e mëtejmë të shtetit, të institucioneve të tij, të gatishmërisë së tyre për tu dalë zot kërkesave të qytetarëve”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se këtë adresim të presidentes e kanë bojkotuar dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera