Osmani në 23-vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë: Ishte veprimi i vetëm i mundshëm
Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 24 March 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është adresuar për 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë.
Osmani ka thënë se me 24 mars të 1999, fati dhe jeta e gjithsecilit në Kosovë e mori kthesën e shpresës.
Presidentja deklaroi se ndërhyrja e NATO-s i ka hapur rrugë rilindjes së lirisë dhe demokracisë në Kosovë.
“Prandaj sot e përjetësisht i jemi mirënjohës NATO-s, ashtu siç i jemi mirënjohës trupave paqeruajtëse, grave e burrave të cilët i dolën në krahë te drejtës dhe paqes, duke vulosur mbrojtjen dhe lirinë e sigurinë e çdo qytetari të Kosovës. Ndërhyrja e NATO-s i hapi rrugë rilindjes së lirisë dhe demokracisë në Kosovë. Kjo, pas dekadash dhune, aparteidi e diskriminimi sistematik që rezultoi në një luftë të përgjakshme e udhëhequr nga synimet fashiste për të vrarë, përdhunuar e shpërngulur më dhunë popullin e Kosovës nga toka e tyre”, thuhet në adresimin e Osmanit.
Më tutje, Osmani tha se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë para 23 vitesh ishte e nevojshme dhe e mirëpritur nga populli i Kosovës.
“E vërteta është kjo: ndërhyrja e NATO-s nuk ishte vetëm e nevojshme, por ishte mëse e mirëpritur nga populli i Kosovës. Vetë ekzistenca jonë si popull i lirë dhe i pavarur është suksesi i përbashkët i rezistencës sonë çlirimitare dhe vendimit të NATO-s për të ndërhyrë. Në këto 23 vite, ne ua kemi dëshmuar aleatëve tanë se ndërhyrja nuk ishte thjesht një gjest njerëzor e fisnik, por ishte veprimi i vetëm i mundshëm. Ndërhyrja shpëtoi jetë, krijoi shpresë, na dha krahë për të ndërtuar vendin që e duam sot dhe na mundësoi t’i japim zë sukseseve të Kosovës si shtet i pavarur e sovran. Për forcat destruktive që sot i vënë në pikëpyetje qëllimet e NATO-s, ajo që është më me rëndësi është se populli i Kosovës – populli më pro NATO në botë – e di të vërtetën. Bota demokratike, po ashtu, e di të vërtetën”, ka thënë më tutje ajo.
Adresimi i plotë:
Si sot, 23 vite më parë, më 24 mars 1999, fati dhe jeta e gjithsecilit nga ne mori kthesën e shpresës. Kjo, me ndihmën e aleatëve tanë, të cilët vendosën t’i japin fund gjenocidit dhe krimeve të paskrupullta nga ana e Millosheviqit që synonte me çdo kusht shfarosjen e popullit tonë.
Bombat e drejtuara mbi caqet e ushtrisë dhe policisë serbe ishin sinjali i parë se shpresa dhe e drejta e dy milionë shqiptarëve për liri dhe demokraci po jetësohej.
Prandaj sot e përjetësisht i jemi mirënjohës NATO-s, ashtu siç i jemi mirënjohës trupave paqeruajtëse, grave e burrave të cilët i dolën në krahë te drejtës dhe paqes, duke vulosur mbrojtjen dhe lirinë e sigurinë e çdo qytetari të Kosovës.
Ndërhyrja e NATO-s i hapi rrugë rilindjes së lirisë dhe demokracisë në Kosovë. Kjo, pas dekadash dhune, aparteidi e diskriminimi sistematik që rezultoi në një luftë të përgjakshme e udhëhequr nga synimet fashiste për të vrarë, përdhunuar e shpërngulur më dhunë popullin e Kosovës nga toka e tyre.
Është për të ardhur keq që sot gjejmë veten në një pozicion ku duhet të mbrojmë vendimin e drejtë të NATO-s për ta ndalur gjenocidin në Kosovë. Por, të jeni të sigurt që ne nuk do të ndalemi asnjëherë nga mbrojtja e së vërtetës!
E vërteta është kjo: ndërhyrja e NATO-s nuk ishte vetëm e nevojshme, por ishte mëse e mirëpritur nga populli i Kosovës. Vetë ekzistenca jonë si popull i lirë dhe i pavarur është suksesi i përbashkët i rezistencës sonë çlirimitare dhe vendimit të NATO-s për të ndërhyrë.
Në këto 23 vite, ne ua kemi dëshmuar aleatëve tanë se ndërhyrja nuk ishte thjesht një gjest njerëzor e fisnik, por ishte veprimi i vetëm i mundshëm. Ndërhyrja shpëtoi jetë, krijoi shpresë, na dha krahë për të ndërtuar vendin që e duam sot dhe na mundësoi t’i japim zë sukseseve të Kosovës si shtet i pavarur e sovran.
Për forcat destruktive që sot i vënë në pikëpyetje qëllimet e NATO-s, ajo që është më me rëndësi është se populli i Kosovës – populli më pro NATO në botë – e di të vërtetën. Bota demokratike, po ashtu, e di të vërtetën.
Të dashur qytetarë,
Sot, edhe një herë, shohim se si shkelet demokracia dhe vritet liria. Pikërisht sot, më 24 mars, NATO është mbledhur për të disktuar për agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës. Pamjet rrënqethëse të sulmeve ndaj civilëve të pafajshëm ukrainas janë përkujtues i rëndë e i vështirë i një të kaluare të errët për popullin tonë.
Por ne, si shtet, nuk i kemi marrë asnjëherë të mirëqena veprimet e aleatëve tanë në mbështetje të Kosovës. Këtë ua kemi dëshmuar duke u rreshtuar në një vijë me ta e duke qëndruar të bashkuar përballë tiranisë e autokracisë.
Po ashtu, një gjë është e sigurt,: mësimet nga e kaluara qartësojnë vizionin për të ardhmen, prandaj Kosova dhe ne si qytetarë të saj kemi përkushtim të përhershëm rrugën drejt antarësimit në familjen euro-atlantike duke mbrojtur vlerat e përbashkëta për liri dhe demokraci.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe aleatët e saj!
Të tjera
-
Maqedonci: Sa kohë Radoiçiq është i lirë, veriu nuk është i qetë
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci n ka thënë se perderisa kreu i grupit të ...
-
Mot me diell dhe vranësira
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me...
-
Mbi 67 milionë njerëz e shikuan debatin Trump – Harris
Debati i parë presidencial midis Zv.Presidentes amerikane, Kamala Harris dhe ...
-
“Më mirë vonë se kurrë”, Hoxha për deklaratën e Konjufcës: Është filozof
Avokati dhe ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha ka reaguar lidhur ...
-
Thurte elozhe për Rikallon e dënuar për korrupsion, kush është njeriu që Qeveria e emëroi kryeshef të AUV-it
Qeveria Kurti ka marrë vendim sot për emërimin e Bekim Hoxhës, kryeshef i Agj...
-
Kurti takon ekipin Paralimpik të Kosovës: Angazhimi institucional është thelbësor në rritjen dhe zhvillimin e këtij sporti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Fatos Nano përsëri probleme me shëndetin, përfundon në spital
Ish kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ka përfunduar sërish në spital prej ...
-
Osmani: Duhet të forcojmë mbrojtjen shkaku i Serbisë
Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar...
-
Ramadani pyet: Si është e mundur që vila e Radojçiçit të ndërtohet në vitin 2021, kur ai s’kishte të drejtë të hynte legalisht n’Kosovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e sulmit terrori...
-
I plagọsuri në rastin Capat – Sekiraqët lirohet nga Kardiokirurgjia
Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar sot nga spita...
-
Pezullimi i tenderit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, reagon Mefi
Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci, ka reaguar lidhur me p...
-
Kastrati e quan Albulena Haxhiun “Miss non grata”: Po të ndiqej Radojçiq nuk do koordinohej as me Mimozën gjatë pushtetit tuaj
Deputeti i PDK’së, Ardian Kastrati derisa komentoi deklaratat e ministers së ...