Lajme

Osmani: Masakra e Dubravës, krim i tmerrshëm i regjimit kriminal serb

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 22 May 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Dubravës, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një komunikate për media ka thënë se Masakra e Dubravës është një nga krimet me të tmerrshme të regjimit kriminal serb gjatë vitit 1999.

“Afër një muaj përpara se Kosova të bëhej e lirë, makineria e pushtetit gjenocidal të Serbisë, manifestoi egërsinë ndaj të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, me ç`rast në periudhën 19-24 maj 1999, vrau brenda burgut 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosi 300 të tjerë”, tha Osmani.

-Advertisement-

Sipas të parës së vendit, ata po mbaheshin në burg padrejtësisht si pengje të luftës, e në kundërshtim me të gjitha rregullat e të drejtës ndërkombëtare.

“Masakra e Dubravës është një nga krimet me të tmerrshme të regjimit kriminal serb gjatë vitit 1999, prandaj drejtësia për të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit do të jetë triumf i së vërtetës”, tha ajo.

Në këtë përvjetor, Osmani tha se kujtojmë sakrificat, vuajtjet dhe mundimet e këtyre të burgosurve që kontribuan për çështjen kombëtare, të cilët qëndruan stoikisht e nuk u thyen deri në frymën e fundit.

“Kujtim dhe nderim i përhershëm për ta, sikurse edhe angazhim i pareshtur për ndëshkimin e këtij krimi duke sjellë autorët para drejtësisë”, ka thënë presidentja./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera