Osmani: Marrëveshja me MCC vulos mbështetjen e SHBA-së për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 28 July 2022
Presidentja Vjosa Osmani e ka vlerësuar historike nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes për Programin Kompakt me MCC-në. E para e shtetit, në një prononcim për RTK-në menjëherë pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, ka thënë se ky do të jetë investimi më i madh në sektorin e energjisë ndër dekada.
“Një marrëveshje historike për zhvillimin e vendit në veçanti për sektorin energjetik. Sektori i energjisë gjithmonë ka pasur rëndësi të madhe për zhvillimin e një vendi, por tani me të gjitha krizat energjetike që po ndodhin është e domosdoshme që Kosova të bëjë hapa përpara në sigurinë energjetike dhe siç e dini ky është investimi më i madh në sektorin energjetik që është bërë për dekada më radhë në shumën prej 236.7 milionë dollarë, i cili përfshin disa komponente të rëndësishme, të cilat do të sigurojnë siguri energjetike për vendin tonë dhe në të njëjtën kohë do të na lejojnë të bëjmë hapa përpara drejt energjisë së ripërtritshme e po ashtu edhe krijimit të vendeve të reja të punës, e që në fokus kanë punësimin e grave”, ka theksuar Osmani në intervistë për gazetarin e RTK-së, Visar Krasniqi.
Sipas saj kjo marrëveshje e ka vulosur mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-të kanë në raport me Kosovën.
“Në të njëjtën kohë kjo tregon se ky shtet gjithmonë është në anën tonë si aleati ynë më i rëndësishëm dhe më i fortë, qoftë për proceset historike që i kemi kaluar sa i përket lirisë dhe pavarësisë sonë, por edhe tash sa i përket zhvillimit ekonomik, i cili është i domosdoshëm që Kosova të qëndrojë fort në këmbët e saj”, ka shtuar presidentja.
Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës po punojnë në vazhdimësi që jo vetëm nga MCC por edhe nga institucionet tjera të përfitojnë mbështetje në sigurinë energjetike.
Të tjera
-
Presidentja e RMV-së nuk e nënshkruan Dekretin që licencat për çerdhet të jenë edhe në gjuhën shqipe
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, nuk e nënshk...
-
Lista e PS-së për zgjedhjet – Rama garanton ministrat, mban në ankth deputetët
Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS-së i ka gjetur të pasigurt...
-
Nndërpritet energjia elektrike në disa qytete të Shqipërisë
Disa qytete të Shqipërisë kanë mbetur pa energji elektrike këtë të diel. Bëhe...
-
Trump për Melonin: E ‘pushtoi’ Evropën
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zhvilloi një takim me presidentin e zg...
-
Evropa bëhet gati për ‘ngricat siberiane’
Një pjesë e madhe e Europës pritet të përfshihet nga ngricat siberiane, duke ...
-
E ardhmja e NASA-s e lidhur ngushtë me firmat komerciale hapësinore
Administrata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili merr drejtimin e ...
-
Deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova
Pritjet për të dalë nga Kosova po vijojnë deri në 3 orë në pikën kufitare në ...
-
Kushtetuta dhe vendimet gjyqësore u njohin të drejtën në dy pensione, shteti i detyron të heqin dorë
Tash e sa vite të drejtat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës p...
-
Dosja Partizani/ Berisha nesër përballë SPAK
Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për të...
-
Bastiset shtëpia e një personi në Pejë – ja çka gjeti policia
Një patrullë policore e Pejës derisa ishte duke ecur në këmbë në rrugën “Mbre...
-
Kosova importoj 302 milionë euro mallra nga Shqipëria
Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2024, Kosova ka importuar nga ...
-
Dhjetëra shpendë të ngordhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë, dyshohet për gripin e shpendëve
Shpendë të ngordhur janë konstatuar në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e...