Lajme

Osmani: Manipulimet e komisionarëve në zgjedhje ishin të mëdha

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 06 July 2017

Deputeti nga radhët e koalicionit LAA ,Naser Osmani, i cili arriti të hyjë në Kuvend pas rinumërimit të 117 kutive, ka thënë për gazetën”Zëri” se procesi i numërimit të votave është shoqëruar me manipulime.

“Unë tash dyshoj që ndonjë deputet i cili i ka marrë votat nuk është futur në Parlament si rasti im. Kjo tregon se manipulimet e komisionarëve kanë ndodhur në përmasa të mëdha”, ka thënë Osmani.

Më tej ai ka thënë që urgjentisht duhet të bëhen ndryshime në Ligjin e Zgjedhjeve.

-Advertisement-

“Duhet presidenti t’i fillojë të gjitha procedurat që të ndryshohet ky sistem. Nuk mund të jenë deputetë sesi vendosin komisionarët, por deputet duhet të jetë ai që e merr votën e qytetarit dhe jo të komisionarit. Përderisa vota ime është rritur prej ankesave kjo tregon se i tërë procesi zgjedhor po mbetet në mëshirën e komisionarëve, prandaj mendoj se urgjentisht duhen iniciativa për ndërrimin e formës së zgjedhjeve. Ligji Zgjedhor duhet të ndryshohet”, ka deklaruar ai.zëri.info

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera