Osmani: LDK më unike dhe më e fortë se kurrë drejt fitores më 6 tetor
Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 20 September 2019
Gjatë një takimi me banorët e lagjes “Dardania” në Gjilan, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të premten në mbrëmje se LDK është më unike dhe më e fortë se kurrë drejt fitores së 6 tetorit.
“Të gjithë oponentët tanë politikë e dinë që është vetëm një parti që mund t’i dalë zot Kosovës. Është vetëm LDK që do t’i bëjë qytetarët të ndiheni të nderuar dhe të respektuar kur përfaqësohen jashtë vendit. Ata që sot po kërkojnë votën tuaj i kanë të mbyllura dyert kudo në botë. Është vetëm LDK-ja që e ka çdo derë të hapur dhe nëpërmes këtyre dyerve ndërtojë miqësi dhe miq të cilët në vitin 1999 u bënë shpëtimtarët tanë”, tha Osmani.
Ajo pohoi se shpëtimtarët e Kosovës – aleatëve tanë euroatlantikë, ne nuk i gjuajmë me gurë. ”Atyre shpëtimtarëve ne nuk ua ngulim thikën pas shpine. Me ta e ndërtuam shtetin dhe me ta do ta zhvillojmë këtë shtet. Prandaj na duhet ndihma e secilit prej jush”, shtoi Osmani.
“Ata që keqqeverisën për 20 vjet, sërish po e kërkojnë besimin tuaj. Keqpërdorën votën tuaj, taksën, djersën tuaj, keqpërdorën punën, madje keqpërdorën edhe gjakun e dëshmorëve që dhanë jetën për liri. Ka ardhur koha që nga Dardania, nga Gjilani dhe e gjithë Kosova, të jehojë një ‘boll më’ njerëzve që keqpërdorën, boll ma njerëzve që vodhën, boll më njerëzve që asnjëherë nuk i dolën zot Kosovës”, tha kandidatja e LDK-së për kryeministre.
Të tjera
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...