Lajme

Osmani konfirmon se do të ketë takime për iniciativën franko-gjermane: Qëllimi është i mirë

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 21 October 2022

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se iniciativa franko-gjermane e ka për qëllim intensifikimin e procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka shtuar ideja e Francës dhe Gjermanisë është që me këtë iniciativë t’i grumbullojë në një dokument disa çështje në mënyrë që të tejkalohen dallimet dhe të arrihet marrëveshja.

“Do të ketë takime në javët në vijim edhe më këshilltarët e Sholz dhe Macron ku do të sqarohen në detaje për secilën çështje. Do të sqarojmë se cilat mendojnë se janë çështjet që mund të grupohen dhe që në afatin më të shkurtër kohore të mund të adresohen në Bruksel”, është shprehur Osmani, njofton KlanKosova.tv.

-Advertisement-

Sipas Osmanit, qëllimi i Parisit dhe Berlinit me këtë iniciativë është i mirë.

“Askush nga partnerët nuk ka kërkuar të hiqet dorë nga njohja reciproke. Qytetarët të rrinë të qetë sepse nuk do të lejojmë që të preket sovraniteti, integriteti deh aq më tepër funksionaliteti i Republikës së Kosovës. Në krye të republikës janë njerëzit që kanë parandaluar marrëveshje të dëmshme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera