Lajme

Osmani kërkon që Vatikani ta njohë pavarësinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 25 February 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Vatikani që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i kërkoi sot imzot Jean Marie – Speich, delegat apostolik për Kosovë, që t’ia përcjellë papatit mesazhin e qytetarëve të Kosovës dhe të institucioneve të saj që ta konsiderojë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Selia e Shenjtë”, thuhet në njoftimin nga Kuvendi i Kosovës.

Osmani ka thënë se njohja e pavarësisë nga Vatikani do ti ngritë në një nivel më të lartë marrëdhëniet tona.

-Advertisement-

“Njohja e pavarësisë së vendit tonë jo vetëm do t’i ngrite në një nivel më të lartë marrëdhëniet tona edhe ashtu të shkëlqyera, por do të ishte edhe njohje e sakrificës së popullit të Kosovës për liri”, ka thënë Osmani.

Ajo shprehu gatishmërinë e saj dhe të Kuvendit të Republikës që ta vazhdojnë bashkëpunimin me Selinë e Shenjtë.

“Në anën tjetër, Jean Marie – Speich, shprehu kënaqësinë e tij për zgjedhjen e znj. Osmani në krye të Kuvendit të Kosovës dhe nënvizoi përkushtimin e tij dhe të Selisë së Shenjtë për ta thelluar edhe më tutje bashkëpunimin me popullin e Kosovës dhe me institucionet e vendit.”

“Raportet e mira me Kosovën tregojnë kujdesin që papa dhe Selia e Shenjtë kanë treguar në vazhdimësi ndaj popullit të Kosovës, ka thënë ai. Sipas tij, pavarësisht faktit se mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë ende nuk janë vendosur raporte formale diplomatike, ekziston një gatishmëri e madhe që bashkëpunimi të zhvillohet në më shumë fusha, veçanërisht në edukimin e mirëfilltë të rinisë së Kosovës”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera