Lajme

Osmani kërkon përkrahje për vizat edhe nga kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Çek

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 01 September 2022

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Republikën Çeke, ka takuar sot kryetaren e Dhomës së DeputetëveMarkéta Pekarová Adamová.

Sikurse edhe në takimet e tjera me zyrtarë të lartë të shtetit çek, edhe në këtë takim Osmani ka kërkuar përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave dhe avancimin e agjendës evropiane të Republikës së Kosovës në përgjithësi. Presidentja ka ritheksuar se Kosova prej disa vjetësh ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash, ndaj ka kërkuar mbështetjen çeke që ky proces të përmbyllet nën Presidencën çeke të Këshillit të BE-së.

Të njëjtën përkrahje, presidentja e kërkoi edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe e më pas edhe në NATO.

-Advertisement-

Ajo në veçanti diskutoi për rolin e rëndësishëm të parlamentarëve të Çekisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku do të na duhet përkrahje për shtyrjen përpara të procesit të anëtarësimit të Kosovës.

Në takim me Pekarová Adamová, Osmani, u ndal edhe te marrëdhëniet dypalëshe, duke diskutuar për fusha të ndryshme në të cilat mund të thellohen mëtej raportet dhe në këtë kontekst përmendi miqësinë e hershme të Kosovës me Republikën Çeke, që nga vitet e 80-ta dhe përkrahjen e palëkundur që Çekia ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera