Lajme

Osmani: Institucionet tona dështuan në shuarjen e strukturave paralele

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 27 March 2023

Betim Osmani, kandidat për kryetar të Mitrovicës Veriore nga Iniciativa Qytetare ka folur për mungesën e drejtorive në këtë komunë, dhe se si planifikon të punojë në rast se vjen në krye të kësaj komune.

“Për fushatë besoj që komuna e Mitrovicës është shumë territor i vogël. Nuk është kushedi çfarë shpenzimesh të mëdha që duhet të bërë”, ka thënë Osmani për Info Magazine të Klan Kosovës.

“Sa i përket udhëheqjes së komunës së Mitrovicës, një gjë mund t’ua premtoj qytetarëve, do ta udhëheq më mirë se sa që kanë udhëhequr kryetarët e deritanishëm, edhe ky i fundit por edhe tash kryetari i Listës Serbe”.

-Advertisement-

“Komuna e Mitrovicës së Veriut në ditët më të mira i ka pasur 4,5, maksimumi 6 drejtori, ndërkaq komunat tjera kanë deri në 16 drejtori”.

“Domethënë prej që është formu kjo komunë nuk ka funksionu me kapacitet të plotë nuk i ka prezantu qytetarët, as ata të komunitet serb e lëre më të komuniteteve të tjera. Për atë thashë që ne do ta ndërtojmë skeletin e komunës siç duhet të jetë, që edhe pas dy vjetësh, kushdo që të vijë, atëherë do ta kenë të gatshëm për qeverisje”.

Sipas Osmanit, institucionet nuk kanë arritur t’i shuajnë strukturat paralele në Veri, duke thënë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e mospunës së tyre dhe të ndërkombëtarëve.

“Deri tani, të gjitha këto marrëveshje që janë arritur në Bruksel, janë arritur edhe për shuarjen e strukturave paralele, por nuk ka funksionuar ajo. Kush nuk e ka realizu, këtë e dinë institucionet tona nuk është bërë presion ndërkombëtar. Strukturat paralele serbe kanë funksionu deri atëherë, edhe deri tash e ke komunën e Mitrovicës së Veriut në strukturat paralele, tash e 24 vjet. Kjo është mospunë e institucioneve tona, mospunë e ndërkombëtarëve që e kanë leju këtë”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera