Lajme

Osmani ia uron datëlindjen Kadaresë: Kosova të përulet për peshën e fjalës

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 28 January 2022

Sot ka datëlindjen shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, për çka urime ka marrë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani ka shkruar në Facebook se Kadare është njeri që ka dhënë udhë kombit në çastet më të vështira të historisë.

“Në jetën e kombeve ndodh jo rrallë që njerëzit e kulturës, të artit e të letrave, t’i japin udhë kombit në çastet më të vështira të historisë së tij, duke qenë artikuluesit më të mëdhenj të idesë së lirisë. I tillë është shkrimtari ynë Ismail Kadare, mjeshtër i vargut e i fjalës, mbrojtës i kulturës perëndimore të shqiptarëve”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Sipas saj, kryeveprat e Kadaresë, janë të matshme vetëm me klasikët e letërsisë botërore dhe se përmes tyre, Osmani tha se ai arriti që ta shpërfaqte shpirtin e lirë të kombit, historinë, traditat, kulturën e përkatësinë (identitetin) e tij, kur diktatura po bënte përpjekje ta tjetërsonte atë.

“Bota e njeh sot traditën, kulturën e shpirtin e shqiptarëve nëpërmjet veprave të tij, pa pasur nevojë për mësues historie. Kombi ynë i është mirënjohës përjetësisht këtij kolosi të letrave. Kosova, në mënyrë të veçantë, i përulet për peshën e rrallë të fjalës së tij. E gëzofsh ditëlindjen, mjeshtër! Paç shëndet!”, thuhet në urimin e presidentes Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera