Lajme

Osmani nuk i ndal postimet nga Olimpiada: Garuesit ta dinë se fitojnë ose jo medalje, Kosova është me ta në çdo hap

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 30 July 2024

Presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova deri tash demonstroi “shpirt luftarak” në Lojërat Olimpike në Paris.

Megjithatë, ajo tha se dje fati s’ishte në anën e Kosovës as në xhudo dhe as në boks.

“Në paraqitjet e deritashme në Lojërat Olimpike në Paris, Kosova demonstroi shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje. Një e argjendtë dhe duele të tjera jashtëzakonisht sfiduese janë dëshmi e vendosjes së shtetit tonë në majat e sportit botëror. Dje, fati nuk ishte në anën tonë as në garat e xhudos e as në ato të boksit, pavarësisht punës së pareshtur e paraqitjes së jashtëzakonshme të sportistëve tanë”.

-Advertisement-

Në fund, Osmani pati një porosi për sportistët nga Kosova që ende janë në garë në Paris.

“Teksa paraqitjet e tjera po i përcjellim nga Kosova, shpresoj që të gjithë garuesit tanë ta dinë se pavarësisht se a fitojnë medalje apo jo, Kosova është me ta në çdo hap e në çdo sfidë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera