Lajme

Osmani: Hulumtimi i krimeve të kryera në luftë, që të mbrohet e vërteta

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 13 November 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me drejtues të Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës.

Në takim, presidentja Osmani ka thënë se hulumtimi i krimeve të kryera në kohë lufte, pra krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, krimet e gjenocidit, torturës dhe krimet e tjera, është tejet me rëndësi për t`u dokumentuar, arkivuar dhe për t’u siguruar që e vërteta të mbrohet me qëllim të vënies së drejtësisë, si dhe të ruhet e të jetë në shërbim të brezave të ardhshëm, njofton Presidenca.

“Puna e Institutit është angazhim i rëndësisë historike për ne si komb dhe si shtet”, ka theksuar Osmani, duke nënvizuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës dhe institucioneve lokale e atyre ndërkombëtare.

-Advertisement-

Sipas njoftimit, në këtë takim, drejtori ekzekutiv i IKKL-së, i dorëzoi presidentes Osmani, Raportin Vjetor të Punës së Institutit, me ç’rast presidentja ka ritheksuar përkrahjen e palëkundur të Presidencës për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera