Osmani: Gratë e vrara nga burrat, duhej të ishin në mesin tonë duke bërë plane për Vitin e Ri
Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 17 December 2021
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përmendur rastin e Marigona Osmanit dhe të grave të tjera të dhunuara, gjatë fjalimit të saj vjetor në Kuvend.
Osmani tha se ajo dhe gratë e tjera do të duhej të ishin në mesin tonë duke bërë plane për Vitin e Ri, por siç theksoi presidentja, dështimi për mbrojtjen e tyre është një ndër dështimet më të mëdha në shoqërinë tonë.
“Është e dhimbshme që disave u prehen ëndrrat në gjysmë e disave ju prehen krahët në fluturim e sipër. Paralel me pandeminë COVID-19 edhe Kosova u bë viktimë e pandemisë së dhunës mbi bazë gjinore. Në vitin 2021, numri i rasteve gjinore është rritur ndjeshëm ndërkaq vrasjet e aktet mizore kundër grave kanë vazhdua. Janë shumë jetë të humbura që janë viktima të dhunës jo vetëm nga partnerët e tyre, por janë viktima të mangësive tona si shoqëri për të ngritur nivelin e vetëdijës individuale e kolektive deri në atë pikë ku çdo kush e ka të qartë se çdo jetë ka peshë të barabartë”.
Mes tjerash, Osmani tha se duhet angazhim që të rriten dënimet minimale kundër dhunuesve.
“Niveli i dënimeve aktuale, duhet të rritet duke i barazvlerësuar ato me aktet e terrorizimit. Ajo që i ndodhi Marigona Osmanit e shumë grave të tjera nuk është asgjë me pak sepse ato përjetuan terror më shumë se një herë. Ato sot do të duhej të ishin në mesin e të dashurve të tyre duke bërë plane për vitin e ri, dështimi për mbrojtjen e tyre është një ndër dështimet më të mëdha në shoqërinë tonë”.
“Në sistemin tonë gjyqësor kur dhe vajzat ndonëse viktima fajësohen për dhunën ndaj tyre, një gjuhë e tillë është e papranueshme për shoqërinë tonë por mbi të gjitha për njerëzit që punojnë në sistemin tonë të drejtësisë. Le t’i lexojnë këto vendime të gjithë ata që ende kanë dyshime për domosdoshmërinë e Vettingut në sistemin e drejtësisë si parakusht për rritje të integritetit”, ka thënë Osmani.
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...