Lajme

Osmani flet për ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 15 October 2024

Presidenca e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Jeta-Vita kanë dhuruar pako onkologjike për gratë e prekura nga kanceri i gjirit gjatë në muajin e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje.

Në një postim në Facebook, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky është viti i tretë që dhurohen këtë pako.

“Ky muaj na rikujton rëndësinë e qëndrimit së bashku në luftën kundër kancerit të gjirit, ndërgjegjësimit dhe ofrimit të mbështetjes për të gjithë ato gra që kanë nevojë të jemi me to në këtë përballje.”, ka shkruar presidentja Osmani.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke ofruar mbështetje, avokohet për zbulimin e hershëm dhe ‘sigurojmë që të gjitha gratë të marrin kujdesin e merituar’.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera