Lajme

Osmani falënderon Infantion për kontributin në anëtarësimin e Kosovës në FIFA

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 30 September 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten ka takuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantion, të cilin e falënderoi për kontributin e tij në anëtarësimin e Kosovës në FIFA, shkruan Gazeta Infokus.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Osmani ka thënë se Kosova u bë antarë e FIFA-s falë kontributit të jashtëzakonshëm të Infantinos dhe punës së palodhshme të ikonës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

“Sot sporti kosovar kudo në botë ka paraqitje dinjitoze. Presim mbështetje të mëtejme nga FIFA që sportistëve tanë t`u sigurohet infrastrukturë më e mirë, e ata të shkëlqejnë duke treguar potencialin e vërtetë të Kosovës”, ka shkruar e para e vendit.

-Advertisement-

Kujtojmë, që kjo është vizita e parë e Infantinos në Kosovë. Ai gjithashtu u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Presidenti i FIFA-s gjate vizitës së tij në Kosovës bëri homazhe tek shtatorja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera