Lajme

Osmani e USAID nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej 34.5 milionë dollarë

Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 21 August 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe USAID sot nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

Amendamenti nr 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID.

“Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas tij Presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të deklarohen për media”, njofton presidenca.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera