Lajme

Osmani e priti në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë, e falënderoi për kontributin e dhënë

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 04 July 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, e priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë në Kosovës, Pavel Bilek, të cilin e falënderoi për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas Osmanit, Çekia ka mbështetur vazhdimisht përpjekjet shtetndërtuese të Kosovës dhe perspektivën evropiane. Në këtë frymë, Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes nga ana e Çekisë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare për të cilën gjë mori konfirmimin e ambasadorit Bilek.

Me ambasadorin Bilek, Osmani ka këmbyer pikëpamjet në raport me zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe ka potencuar se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit, sikurse edhe për paqe e stabilitet.

-Advertisement-

Sipas Osmanit, sfidat aktuale Kosova do t’i tejkalojë me partnerë dhe aleatë.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Bilek shprehën optimizmin e përbashkët për të ardhmen e marrëdhënieve kosovare-çeke, teksa vunë në pah potencialin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të ndërsjellë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera