Lajme

Osmani e pret Bebe Rexhën: Shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 23 July 2024

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, është pritur nga presidentja Vjosa Osmani, raporton Gazeta Sinjali.

“Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha!. Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim!”, shkroi Osmani në Facebook.

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare ka arritur për herë të parë në Kosovë ku pritet të këndojë në festivalin ‘Sunny Hill’ i cili do të mbahet këtë fundjavë në Prishtinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera