Lajme

Osmani e Kurti ‘shkrihen’ pas njëri-tjetrit, thirren presidente dhe kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 14 January 2021

Përmes një konference të përbashkët kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë njoftuar se do të garojnë në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Osmani është shprehur se në këto zgjedhje ka qëllime të përbashkëta me Albin Kurtin, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas saj ata së bashku do të nxjerrin vendin nga kriza.

-Advertisement-

“Në këto zgjedhje së bashku me Albin Kurtin do të ndërtojmë të ardhmen e vendit. Albin Kurti është kryeministër i Kosovës i cili nuk i mbyllë sytë nga padrejtësitë”, ka thënë Osmani.

Në këtë konferencë, u.d e presidentit, vazhdimisht i referohej Kurtit si kryeministri i Kosovës.

‘Nderin’ e njëjtë ia ktheu edhe Kurti, duke e thirrur si presidente të vendit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera