Lajme

Osmani dhe Kurti udhëtojnë për në Amerikë

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 25 July 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë udhëtuar për në Uashington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Atje Osmani dhe Kurti do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Uashington, ata do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale.

-Advertisement-

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani Sadriu dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë vizitë do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë.  Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen. Objektiv tjetër i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë. Ndërkaq gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata do të zhvillojnë edhe takime të tjera”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera