Lajme

Osmani derisa e uron 2023-ën e përmend keqtrajtimin ndaj grave: Duhet ta trajtojmë si emergjencë kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 31 December 2022

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri, duke shpresuar që 2023-ta të jetë një vit i veprimit.

Ajo, me anë të një videoje, ka thënë se dhuna dhe keqtrajtimi ndaj grave dhe vajzave duhet të trajtohet si një emergjencë kombëtare.

“Të dashur qytetarë në këtë natë të veçantë dua të ju falënderoj të gjithë juve që keni punuar për të mbajtur vendin sigurt, fëmijën tanë të shëndetshëm, bizneset kosovare të vogla e të mëdha në punë. Ju falënderoj të gjithëve për kontributin për shtetin tonë në mënyrë që ta bëjmë atë më të suksesshëm e më të fortë”.

-Advertisement-

“Faleminderit në veçanti Policisë së Kosovës që e mbrojnë secilin qytetarë pa dallim si dhe sovranitetin e shtetit tonë, faleminderit forcave tona të armatosura, zjarrfikësve tanë, infermierëve dhe mjekëve tanë, mësuesve tanë, sportistëve dhe artistëve tanë, e gjithë secilit pavarësisht profesionit. Faleminderit të gjithë për punën e angazhimin, dhe atdhedashurinë”.

“Sonte nuk mund të mos flasë edhe për dhimbjen e përjetuar, e nuk të mos përmend edhe ata që nuk janë në mesin tonë më. Dua që në veçanti të kujtojë gratë dhe vajzat që u bënë viktimë e femicidit, një fenomen i tmerrshëm që duhet ta luftojmë, të gjithë së bashku. Keqtrajtimi i grave në shoqërinë tonë, por edhe mbarë botën po shndërrohet në një epidemi, prandaj duhet ta trajtojmë si emergjencë kombëtare”.

“Uroj që ky vit i ri të jetë vit i shpresës, por mbi të gjitha uroj të jetë një vit i veprimit, një vit ku do të veprojmë bindshëm e me përkushtim në çdo drejtim për të arritur synimet tona të përbashkëta”,ka thënë Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera