Osmani: BE-ja të kujdeset që Serbia t’i zbatojë ato për të cilat dakordohet

Autori: Gazeta inFokus
12:24 | 26 April 2023
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani shpreson se aleatët dhe miqtë e Kosovës do të sigurohen që t’i bëjnë presion Serbisë, në mënyrë që ajo t’i respektojë obligimet nga marrëveshjet e arritura.
Osmani po ashtu tha se ndërmjetësit e Bashkimit Evropian duhet të kujdesen që ajo që “Serbia dakordohet ta bëjë, në fakt edhe të zbatohet”.
Ajo po ashtu tregoi edhe ajo se çfarë mund të pritet nga takimi i 2 majit, mes Kosovës dhe Serbisë.
“Siç e dimë neni katër i kësaj marrëveshje parasheh që Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Sjellja e tyre të hënën në Këshillin e Evropës, por edhe lobimi i tyre kundër votimit pro Kosovës, e ka dëshmuar këtë shkelje flagrante dhe natyrisht edhe ndërhyjra e tyre e paligjshme në zgjedhjet në Kosovë, është shkelje edhe e nenit dy të kësaj marrëveshje…pra, pak a shumë kjo tregon se çfarë parashikimi mund të kemi për sjellje të Serbisë. Megjithatë unë shpresoj shumë se miqtë dhe aleatët tanë do të sigurohen që të bisedojmë gjatë kësaj periudhe, të bëjnë preison mbi Serbinë, në mënyrë që edhe ajo të respektojë obligimet që janë marrë nga ky proces”, theksoi ajo.
Presidentja Osmani shtoi se në takimin e 2 majit, Kosova do të jetë konstruktive dhe e hapur, duke e mbrojtur sovranitetin e vendit, funksionalitetin e brendshëm të shtetit, por edhe duke kontribuar në zgjidhje që i kontribuojnë pastaj paqes dhe stabilitetit afatagjatë.

Të tjera
-
Çitaku publikon fotografi me djalin e Thaçit dhe atë të Veselit
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku sot ...
-
Fitore Pacolli shkruan për arritjet e Ministrisë, s’i përmend bastisjet dhe intervistimin e Pecit si të dyshuar
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, i ka dalë në mbrojtje minist...
-
Dështimi i 22’të për konstituim, Kuvendi del me njoftim për seancën e sotme
Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, të...
-
Kraki si Gërvalla mbron Faton Pecin që “ringjalli bujqësinë”, sulmon prokurorët, i quan të “bandave”
Deputeti nga radhët e GUXO, Nezir Kraki, ka dalë hapur në mbrojtje të ministr...
-
Cakolli: Çka mbetet nga drejtësia nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet “plan politik”
Eugen Cakollli nga KDI ka pyetur se nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet...
-
Skandali në Ministrinë e Bujqësisë, Gjini: Blerim Isufaj rrezikon të bëhet hero i Kosovës, VV-së do t’i vije turp
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës,...
-
Më shumë se 15 mijë shqiptarë u dëbuan nga vendet e BE’së më 2024
Ma avionë nga ajri, traget nga deti apo autobusë në rrugë tokësore…më shumë s...
-
Ymeri nxjerr të dhënat: Mbi 72 mijë euro veç sot transporti i rrymës nga Maqedonia në Kosovës, fitues djali i gjeneralit serb
Janina Ymeri e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka nxjerrë të dhënat ku sot ve...
-
Avokati e shfaq Faton Pecin në rrjetet sociale pas intervistimit nga Prokuroria Speciale
Avokati Taulant Hodaj ka publikuar fotografi me minstrin në detyrë të Bujqësi...
-
Peci u intervistua si i dyshuar për hajni në Ministri, Kurti e lartëson si “më i miri dhe më i suksesshmi”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka lartësuar Ministrin në detyrë të Bu...
-
Grupi i tretë i haxhilerëve nga Kosova mbërrijnë shëndosh e mirë në Xhide
Grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova, që kanë marrë rrugën drejt vendeve të...
-
Kurti: Kosova dhe Kroacia ndajnë lidhje të thella – të historisë, miqësisë dhe vlerave të përbashkëta
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ev...