Lajme

Osmani bashkë me Pendarovskin do të përurojnë bustin e Nënë Terezës në ambasadën e Kosovës në Shkup

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 09 September 2023

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me homologun e saj të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski do të përurojnë bustin e Nënë Terezës në ambasadën e Kosovës në Shkup.

Lajmin e bëri të ditur ambasada kosovare në platformën X, duke treguar se dy presidentët do të jenë të pranishëm.

“Bëhuni gati për një moment të jashtëzakonshëm! Jemi të emocionuar të njoftojmë se në prani të krerëve të shteteve do të përurojmë së shpejti bustin e Nënë Terezës në Ambasadën e Kosovës. Kjo ngjarje monumentale do të festojë përgjithmonë trashëgiminë e saj të thellë”.

-Advertisement-

Ambasada nuk ka dhënë detaje të tjera, por tha se këtë do ta bëjë së shpejti.

Më 26 gusht u shënua 112 vjetori i Shën Nënë Terezës dhe gjashtëvjetori i shenjtërimit të saj.

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoninë e Veriut për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera