Lajme

Osmani: Afrimi dhe Policia vepruan ashtu siç duhej ndaj bandave kriminale të financuar nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 25 September 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës”, rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili të dielën u vra gjatë kryerjes së detyrë nga një grup i armatosur nga Serbia.

Osmani në ceremoninë përkujtimore kushtuar rreshterit Afrim Bunjaku, tha se ai deri dje ishte gardian i sigurisë, e sot është hero i Kosovës.

“Rreshteri Afrim Bunjaku, deri dje ishte gardian i sigurisë tonë, ndërsa prej sot është heroi ynë”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

Ajo gjatë fjalimit të saj tha se Afrimi dhe Policia e Kosovës të dielën bënë atë çfarë duhej bërë ndaj bandave kriminale të financuar nga Serbia

“Afrimi dhe Policia e Kosovës dje u sfiduan nga bandat terroristet të financuara nga Beogradi dhe bënë atë që duhet, rikthyen ligjin, mbrojtjen integritetin territorial dhe sovranitetin tonë dhe vunë në vend dinjitetin”, tha Osmani.

Presidentja tha se Afrim Bunjaku ishte shtyllë e Policisë së Kosovës.

“Ai qëndroi i palëkundur në mbrojtje të ligjit e kundër grupeve terroriste të mbështetura nga Serba, synimi i të cilëve ishte destabilizimi jo vetëm i Kosovës por edhe i tërë rajonit tonë”, tha Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera