Osimhen i thotë “po” PSG-së, ja ku janë bisedimet mes klubeve
Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 22 July 2024
Victor Osimhen është shumë afër largimit nga Napoli. Sipas Sky Sports, PSG është shumë e interesuar për sulmuesin dhe është takuar me agjentin e lojtarit, Roberto Calenda, në Paris, javën e kaluar.
Klubet po punojnë për shifrat, sepse francezët duket se nuk janë të gatshëm të paguajnë 120-130 milionë eurot e klauzolës. Ndoshta do të jetë e nevojshme që palët të takohen në gjysmë të rrugës, midis 80, që Nasser Al-Khelaifi do të donte të paguante, dhe atyre që De Laurentiis do të dëshironte.
Gaeztari italian, Fabrizio Romano, njofton se nigeriani i tha po PSG-së, një kusht themelor për të kryer transferimin.
Shifrat e qendërsulmuesit me Napolin janë të jashtëzakonshme: me të kaltrit në 133 paraqitje ka shënuar 76 gola. Ai gjithashtu ka veshur fanellën e Lille 38 herë, duke shënuar 18 gola, ndërsa për Charleroi ka bërë 36 paraqitje dhe ka shënuar 20 gola. Me Wolfsburgun ai doli në fushë 16 herë, pa arritur të shënonte.
Shumë çmime individuale për Osimhen, i cili u shpall futbollisti më i mirë afrikan në vitin 2023 dhe u bë golashënuesi më i mirë i Serisë A në 2022-2023.
Në vitin 2015 ai u bë kampion bote me Nigerinë U-19 dhe kampion i Afrikës nën 23 vjeç, megjithatë, pa dyshim që arritja kryesore është titulli kampion i Serisë A 2022-2023.
Të tjera
-
Deputeti gjerman i kundërpërgjigjet Vuçiqit me një foto me ambasadorin e Kosovës, Faruk Ajeti
Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Ro...
-
Gjenden katër grạnạta dore në shkollën e Kërpimehut në Podujevë, policia i evakuoi qytetarët
Katër granata dore janë gjetur në fshatin Kërpimeh të komunës së Podujevës. ...
-
Vazhdon qarkullimi i automjeteve në pikat kufitare Kosovë-Serbi
Serbët kanë paralajmëruar për bllokimin e pikave kufitare duke filluar so...
-
Gjendja aktuale në Jarinje
Pjesëtarë të KFOR-it edhe EULEX-it janë parë pranë pikës kufitare në Jarinje....
-
Molliqaj: Drejt izolimit, pa partneritet dhe pa sovranitet
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj e ka komentuar situatën në ve...
-
Osmani takohet me drejtorin e IPK-së: Puna e tyre s’është gjithmonë e lehtë, por përherë e nevojshme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar dje me drejtorin e Inspektor...
-
Kryediplomati i Turqisë vizitë në BIK, Tërnava i shpreh “falënderim të jashtëzakonshëm” për Xhaminë Qendrore
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur s...
-
Kurti në takim më Fidan, flasin për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim ministrin e Punëve...
-
Rizvanolli nga Greqia: Litiumi s’duhet të sigurohet duke forcuar regjime autokratike
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka përfaqësuar Kosovën në Forumin e...
-
Paralajmërimi për bllokimin e kufijve nga ora 18:00, Elshani flet për situatën në pikat kufitare në veri
Një grup serbësh ka paralajmëruar se nga ora 18:00 do të fillojë bllokimi i p...
-
Lajçaku takohet me Shefin e ri të zyrës së BE-së, flasin për zhvillimet e fundit të sigurisë
Shefi i ri i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, sot është takuar me emisari...
-
Pas dështimit të komunës ministria e Sportit merr përsipër tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka marrë përsipër hapjen e tenderit...