Lajme

OSHP-ja shkel ligjin për ‘HIB Petrol’-in

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 29 June 2017

Kompania “HIB Petrol” përmes Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP-së) sërish po kërkon që në dosje të tenderit për “Furnizim me derivate”, të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP-ja), të futen kriteret e vitit 2014 dhe 2015, kur kjo kompani kishte fituar tender prej më shumë se 12 milionë eurosh për furnizim me derivate të institucioneve të vendit. Diana Metushi, nga KDI-ja, thotë se vendimi i fundit i OSHP-së mund të shihet si favorizues ndaj palës ankimore e që bie ndesh me Ligjin e Prokurimit Publik

Kompania “HIB Petrol” sërish i është drejtuar Gjykatës së Tenderëve, duke kërkuar nga këta të fundit që në dosje të tenderit për furnizim me derivate, të iniciuar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP-ja), t’i fusin disa kritere shtesë për t’iu pamundësuar kompanive të vogla që të jenë pjesë e këtij tenderi prej më shumë se 10 milionë eurosh.

Gjatë viteve të kaluara, duke vendosur kritere shumë të larta, sidomos të qarkullimit financiar, shumë kompani kosovare që merren me tregti të derivateve nuk kanë mundur të aplikojnë fare në këtë proces të prokurimit. Por, në tenderin e fundit AQP-ja e ka ndarë në lote në bazë të regjioneve, ku dhe janë zvogëluar kriteret për t’u dhënë mundësi kompanive lokale që të aplikojnë në këtë proces.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera