Fun & Video

Oscar, maçoku që nuhat vdekjen: Nëse fle në shtratin e dikujt, ai person më nuk zgjohet (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 10 November 2017

Maçoku Oscar ka një aftësi të pabesueshme – të nuhat dhe ndjej kur dikush do të vdesë. Në fakt ky maçok jeton në shtëpinë e pleqve, dhe mbi 50 raste janë dokumentuar kur ka qëndruar afër pacientëve disa orë para se ata të vdisnin.

Nëpunësit që punojnë në këtë shtëpi të pleqve fillimisht nuk mund të besonin në këtë “superfuqi” të Oscarit, dhe kështu vendosën ta testojnë duke e ulur në shtretërit e pacientëve që ishin relativisht të shëndoshë, megjithatë Oscari menjëherë ndërronte shtratin dhe ulej pranë dikujt që ishte shumë pranë vdekjes, transmeton Telegrafi.

Për aftësitë e maçokut janë shkruar edhe libra, kurse historinë e tij e ka zbuluar mjeku David Dosa, ndihmës profesor në Universitetin e Broën-it. Ky profesor pretendon se parashikimet e Oscarit rrallë herë kanë rezultuar të gabuara gjatë këtyre gjashtë viteve të fundit.

-Advertisement-

“Oscar është adaptuar para shtatë viteve. Prej atëherë, e ka këtë fuqi që ta ndjej vdekjen dhe për asnjë moment nuk kemi dyshuar se kjo mund të jetë rastësi”, ka deklaruar Dosa.

Në anën tjetër, ai viziton pacientë të caktuar dhe u qëndron pranë në momentet e tyre të fundit. Por, edhe kur kanë tentuar ta largojnë nga pacientët, maçoku thjesht mundohej ta gërvishte derën me thonj duke tentuar të futet brenda.

Oscar në një rast kishte qëndruar pranë një gruaje e cila kishte probleme me qarkullimin e gjakut në këmbë, dhe vazhdimisht ia ledhatonte këmbët derisa nuk ndërroi jetë.

Mjeku Dosa në librin e tij nuk jep kurrfarë shpjegimi për këtë aftësi të maçokut, por e krahason me qentë që mund ta nuhasin kancerin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera