OSBE trajnon Policinë e Kosovës si të trajtojë dhunën në familje
Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 31 August 2018
Misioni i OSBE-së në Kosovë përmbylli një kurs pesëditor, trajnim të policëve, për trajtimin e dhunës në familje.
Kursi kishte në fokus indikatorët e hershëm, siç janë dëshmitë fizike dhe shenjat psikologjike të viktimave; reagimi i parë i policisë dhe asistenca për viktimat e dhunës në familje dhe abuzimit seksual, si dhe ofrimi i sigurisë për policët dhe viktimat e përfshira.
“Lufta kundër dhunës në familje është prioritet i Misionit”, tha Kilian Wahl, zëvendësshef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, transmeton KP.
“Parandalimi është vendimtar për të siguruar ulje efektive të rasteve të dhunës në familje. Ne mbështesim Policinë e Kosovës në zgjerimin e njohurive dhe shkathtësive të zyrtarëve policorë në aspektin e parandalimit. Kjo do të mundësojë identifikim të duhur të indikatorëve të hershëm të dhunës në familje dhe reagim para se të ndodhë diçka”, tha ai tutje, njofton kumtesa për media.
Ramadan Krasniqi, rreshter i policisë, tha se ky kurs ishte mundësi e shkëlqyer për të mësuar qasje të reja në trajtimin e rasteve të dhunës në familje. “Së bashku me aktivitete të tilla trajnuese në të ardhmen, duhet të përqendrohemi edhe në ndërgjegjësimin e opinionit publik mbi dhunën në familje dhe rritjen e bashkëpunimit tonë me ta për të minimizuar këtë fenomen negativ”.
Pas këtij kursi, pjesëmarrësit do të bëhen trajnerë të certifikuar dhe do të zhvillojnë kurse të ngjashme trajnimi për policët e tjerë të patrullimit në stacionet e tyre policore.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve, si dhe demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni rregullisht ofron kurse trajnimi të avancuara dhe të specializuara për agjencitë e zbatimit të ligjit për të përmirësuar më tej kapacitetet e tyre.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...