Lajme

OSBE reagon ndaj sulmeve të KFOR-it, EULEX-it dhe gazetarëve në veri

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 29 May 2023

Misioni i OSBE-së në Kosovë i ka dënuar sulmet që janë bërë ndaj ushtarëve të KFOR-it, ekipeve të EULEX-ut, si dhe gazetarëve në komunat veriore të vendit.

“Ripërsërisim thirrjen e bërë të premten nga Kryetari i OSBE-së, Bujar Osmani, zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës”.

“Ne dënojmë sulmet e fundit ndaj ekipeve të EULEX-it dhe mediave dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna dhe të krijojnë hapësirë ​​për kthimin në procesin e dialogut si çështje urgjente”.

-Advertisement-

“Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it. Dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme. Qetësia duhet të rivendoset menjëherë”, shkruhet në njoftimin e OSBE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera