Uncategorized

OSBE organizon zgjedhjet ne veri me jelek anti-plumb e helmeta

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 08 June 2017

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka përgatitur Planin Operacional për Organizimin e Zgjedhjeve parlamentare në pjesën veriore të Kosovës, më 11 qershor.

Insajderi ka siguruar këtë Plan Operacional të brendshëm të OSBE-së për organizimin e zgjedhjeve të 11 qershorit në veri të Kosovës. Sipas këtij plani, OSBE ka përgatitur edhe jelekë anti-plumb dhe helmeta për pjesëtarët e saj që do të monitorojnë këto zgjedhje.

Zgjedhjet parlamentare në veri të Kosovës nuk organizohen nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pasi organizimin e bënë organizata ndërkombëtare si OSBE-ja, raporton Insajderi.

-Advertisement-

OSBE, siç bëhet e ditur nga Plani Operacional për Organizimin e Zgjedhjeve, do të përdorë furgonët e EULEX-it për të shkuar në veri. Ata kanë arritur një marrëveshje me EULEX-in për t’i huazuar disa furgonë.

Pjesëtarët e OSBE-së kanë filluar të vendosen në Veri të Kosovës që nga 26 maji, njofton dokumenti.

Zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, do të jenë zgjedhjet e gjashta qendrore të mbajtura në Kosovë.

Plani Operacional i OSBE-së për Monitorimin e Zgjedhjeve:

Takim fillestar me stafin bazë;  Temat të cilat do të diskutohen:

*Makinat – mundësisht furgonët e vogël të EULEX-it

*Rritja e Deklaratave për Shtyp;

*Buxheti të aprovohet;

* Material shtesë për mbështetësit OMIK të disponueshme në depo ( shirita për dorë, ujë, bateri, qirinj, harta, shkrepsa)

* Komunikimet- SIM 049 / 064 PR;

*Zyra KP-së e pajisur me kompjuter;

*Sistemi kompjuterik i EULEX-it

*Kompjuteri i EULEX-it dhe stacioni bazë

*Konfirmim për kontrollim të të gjitha pajisjeve

*Kontrollimi i frekuencës se radios, dhe konfirmimi për të gjitha lokacionet;

*Kartela telefonike 049;

*Diagrama e rrjetit

*Udhëzime për sistemin kompjuterik – “Comms”

*Hotel Afa dhe dhe Swiss Diamond konfirmuan për trajnimet dhe udhëzimet për të premten dhe të Shtunën (09 dhe 10 Qershor 2017) PR;

*Hotel për shoferët e asistentëve të sigurisë në MI PR;

*OSBE, materiali shtesë pritet të konfirmohet;

*Marrëveshja e huazimit të furgonëve me EULEX;

*Siguria Ballkanike 09:00, 09 Qershor – 11 Qershor 06:00 2017, në Parkingun e Trepcës PR ( TBC nga e martja, 29 maj)

* Lista e kontakteve për rast emergjente

*Harta

*Rezervimi i hoteleve për stafin OMik, për qëndrimin e tyre në PR nga e premtja(09 qershor) pas vëzhgimit të Hënën (12 Qershor), pas misionit. Stafi nga regjionet GN, PZ DHE PE duhet të vijnë në PR për ndarje.

*Sigurimi i mjeteve të trajnimit për Deklaratat për Shtyp;

*Siguria e Ballkanit e koordinuar me RCMI;

*Jelekë balistik dhe helmeta do të sigurohen nga EULEX dhe UNMIK(230);

*Vlerësimi i sigurisë do të fillojë bazuar në 44 PC’( në praksis me 44 PC  dhe në 40 lokacione) Lokacioni përmban 4 kompjuterë) duke filluar nga 26 Maji – dhe të përfundohet në 28 Maj 2017;

*Te kontrollohen dhe të krahasohen listat e zgjedhjeve prej 2014;

*Të zhvillohet plani i parë vendosjes së trupave – nga data 26 maj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera