Lajme

OSBE i dhuron Policisë së Kosovës tre dhoma për intervistimin e viktimave të dhunës në familje

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 19 December 2019

Misioni i OSBE-së në Kosovë i ka bërë një donacion Policisë së Kosovës.

Këta i kanë dhuruar policëve tre dhoma miqësore të dizajnuara për të intervistuar viktimat e dhunës në familje, shkruan gazeta inFokus.

Një nga dhomat iu dha policisë së Gjakovës, e cila iu dorëzua nga zëvendës-shefi i OSBE-së Killian Wahl.

-Advertisement-

“Dhomat do të japin një hapësirë të nevojshme për viktimat e dhunës në familje dhe iu lejon që të komunikojnë në një ambientë të qetë e jo-kërcënues”, ka thënë Wahl.

Ndërsa në njoftimin e OSBE-së thuhet se “OSBE edhe njëherë konfirmoi përkushtimin për të ndihmuar Policinë e Kosovës në aspektin e trajtimit të duhur të viktimave, kjo me Standardet e Konventës së Stambollit. Kjo qasje iu garanton viktimave mirëqënie dhe trajtim të duhur në të gjitha çështjet dhe procedurat”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera