Lajme

OSBE dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës, bën thirrje për kapjen e autorëve

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 26 April 2022

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar sulmin e fundit ndaj Policisë së Kosovës, duke bërë thirrje që të kapen autorët.

“Dënojmë sulmin e fundit ndaj Policisë së Kosovës dhe u bëjmë thirrje institucioneve relevante që ta hetojnë atë. Sundimi i ligjit duhet të respektohet nga të gjithë dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë, derisa mesazhet publike duhet të zbusin tensionet dhe të inkurajojnë një komunikim më të mirë”, shkruan OSBE në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera