Organizatori i “Marshit për Drejtësi”: Konjufca më tha që merr pjesë në marsh, por për pjesën e fjalimit më tha “më lër ta mendojë”
Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 05 April 2023
Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së mblodhi afro 100 mijë marshues në kryeqytet, një ditë parafillimit të procesit gjyqësor në Hagë. Organizatori i saj, Ismail Tasholli ka deklaruar se ndonëse Kryeparlamentari Konjufca kishte konfirmuar pjesëmarrjen, i njëjti kishte thënë se do mendohej për pjesën e të mbajturit një fjalim.
Organizatori i Marshit për Drejtësi, Ismail Tasholli ka thënë se kishte kontaktuar personalisht me kryeparlamentarin Glauk Konjufca duke i kërkuar të njëjtit të merrte pjesë në marshin për liri me ç’rast, të mbante një fjalim publik.
I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Tasholli ka treguar përgjigjen e Konjufcës.
“Kam kontaktuar personalisht me Glauk Konjufcën i kam thënë ‘zotëri faleminderit shumë për përkrahjen. A bën me marrë pjesë në rendin e parë me mua aty?’. Edhe një kërkesë tjetër. ‘A bën me fol ti në binë sepse do të ishte shumë e rëndësishme që qytetarët të marrin mesazh unifikimi edhe prej pozitës, edhe prej opozitës për një temë që nuk duhet të na ndajë’… Glauku më tha që “me marrë pjesë do të marrë, por për me mbajt fjalimin do t’a mendojë”, ka treguar Tasholli.
Kryeparlamentari Konjufca mbështeti haptazi marshin për drejtësi në nder të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por fjalim nuk mbajti.
Marshi “Liria ka emër”, mblodhi afro 100 mijë marshues në kryeqytet, një ditë parafillimit të procesit gjyqësor në Hagë.
Të tjera
-
Kurti takohet me kryeministrin kroat, flasin për Banjskën e dialogun me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me kryeministrin e Kroa...
-
Peci merr zemër, i fton në debat “dorë për dore” të gjithë ish-ministrat e Bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u ka bërë thirrje publike të gjithë ish-mini...
-
Sveçla pas aksionit në Pejë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve që merren me veprimtari të tilla
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Njësitin e Antidro...
-
Rama në Asamblenë e OKB: Kosova, pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar
Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Për...
-
Abdixhiku viziton një familje në Krushevë të Klinës, thotë se do mbulojnë të gjitha shpenzimet për vitin e parë për të gjithë fëmijët
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizi...
-
AGK dënon ashpër sụlmin e Kurtit ndaj mediave, tha se paguhen nga regjimet e kaluara
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti li...
-
Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShB...
-
Largimi i veturave të braktisura, Rama: Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës
Në kryeqytet po vazhdon aksioni nga inspektorati për largimin e veturave të b...
-
Persona të maskuar sulmọjnë kryetarin e FFM-së Muamed Sejdinin
Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muamed Sejdini, është sulmuar...
-
Reagime pas ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian
Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drej...
-
Ish-kryeministri: Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit në qeverinë e ardhshme
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avd...
-
Arrestohet në Gjilan i dyshuari për 16 mashtrime
Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka ...