Lajme

Organizatat ndërkombëtare dënojnë gjuhën e Prindon Sadriut drejtuar mediave dhe gazetarëve

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 10 February 2022

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve dhe Federata Evropiane e Gazetarëve kanë dënuar gjuhën që Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, ka përdorur kundër gazetarëve të Kosovës, duke i quajtur si “ ndërmarrje e përbashkët kriminale”, shkruan Gazeta Express.

Nga IFJ thonë se komentet e burrit të presidentes Osmani drejtuar gazetarëve dhe mediave janë thellësisht të papërshtatshme, derisa theksojnë se liria e shprehjes është një komponent themelor i demokracisë.

“Ne i dënojmë komentet e Zotërisë së Parë Prindon Sadriu ndaj organeve të shtypit duke i cilësuar si “ndërmarrje të përbashkët kriminale” si thellësisht të papërshtatshme. Liria e shprehjes është një komponent themelor i çdo demokracie”, thuhet në reagimin e IFJ.

-Advertisement-

Edhe nga Federata Evropiane e Gazetarëve kanë dënuar gjuhën e Sadriut drejt mediave, duke i kërkuar që t’i ndalë sulmet konstante ndaj gazetarëve

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera