Lajme

ORCA: Rektori i UP-së dërgoi rast për plagjiaturë në Këshillin e Etikës, ky është moment historik

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 21 October 2022

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka bërë të ditur se një ditë pas denoncimit të parë publik të një rektori të UP-së ndaj një profesori plagjiator të UP-së, ata bashkë me rektoratin e UP-së kanë realizuar një foto të përbashkët për ta shënuar këtë ngjarje, të cilën ata e quajtën me rëndësi për integritetin akademik në përgjithësi dhe Universitetin e Prishtinës në veçanti.

Kjo organizatë e quajti moment historik atë që rektori i UP-së e dërgoi një për plagjiaturë në Këshillin e Etikës.

“Ky është moment historik për integritetin akademik. Rektori i UP-së, dërgon rast për plagjiaturë në Këshillin e Etikës. Dhe jo këdo, por anëtarin më të votuar të Senatit në Këshillin Drejtues të UP-së. Ndërkohë, sot në orën 2 mblidhet Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës për shkarkimin e rektorit. Këshilli Drejtues përbëhet prej 9 anëtarëve, 4 të dërguar nga Ministria dhe 5 nga Senati i UP-së. 5 anëtarët e Senatit e kanë filluar mandatin e tyre para 20 ditësh, më 1 tetor”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Ata thanë se po bëhet ndarja mes atyre që janë kundër plagjiaturës dhe atyre që nuk janë.

“Në mesin e 5 anëtarëve të dërguar nga Senati më të votuarit e tyre kanë qenë plagjiatori Selim Bezeraj dhe infamozi Rifat Krasniqi. Për ta shkarkuar rektorin duhen 6 vota. Pra, as përfaqësuesit e Senatit as ata të Ministrisë nuk mund ta bëjnë këtë pa një bashkëpunim. Kjo tregon që përfaqësuesit e Ministrisë në krye me Altin Sahitin që edhe e drejton këtë Këshill, kanë bërë pakt me selimët dhe rifatët për ta shkarkuar rektorin që denoncon publikisht plagjiaturën. Sot ndahen ata që janë kundër plagjiaturës me ata që nuk janë. ORCA rreshtohet kundër plagjiaturës. Ne jemi kundër plagjiaturës, ata nuk janë”, thuhet tutje në njoftimin e ORCA-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera