ORCA reagon pas bllokimit të sistemit për zgjedhjet studentore

Autori: Gazeta inFokus
13:26 | 10 June 2022
Sot po mbahen zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës përmes votimit elektronik dhe ORCA ka angazhuar monitorues për ta mbikëqyrur atë. Nga kjo organziatë thonë se nuk ka dyshime për manipulim të zgjedhjeve, pas bllokimit të sistemit të votimit elektronik.
Deri në orën 12:00 në votim kanë marrë pjesë 6195 studentë votues nga 25 629 votues sa kanë mundësi votimi. Pjesëmarrja në zgjedhje e shprehur në përqindje është 24.17%.
“Nga ora 8:30 deri në orën 10:45 ka pasur një bllokim sistemi si pasojë e ushtrimit të nivelit të dytë të sigurisë përmes emailave që ka rezultuar me bllokimin e përkohshëm të procesit. Monitoruesit e ORCA-s e kanë parë nga afër këtë situatë. Deri në momentin e bllokimit kanë qenë të regjistruara 1068 vota. Në momentin e zhbllokimit të tij janë shtuar vetëm edhe 6 vota të cilat kanë mbetur pa u procesuar në kohën e bllokimit. Ky numër i vogël i votave të ardhura pas bllokimit tregon se bllokimi prej 2 orë e 15 minutash nuk është sulm jashtëm apo tentativë për manipulim nga jashtë”, thuhet në deklaratën e ORCA.
Prandaj ORCA ftoi studentët që kanë pasur vështirësi, ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit dhe zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në rrugën Deçan – Gjakovë, dyshohet për viktima!
Një aksident i rënd ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën Deçan – G...
-
“Po ma then dorën” | Dhunë në Forumin Rinor të LDK-së në Podujevë
Mbledhja e Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, ka eskaluar në dhunë dhe k...
-
Takimi i Kurtit me kryetarë e nënkryetarë të komunave në Prevallë, kush nga ta mungoi e kush jo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me kr...
-
Flasin nga Prokuroria për 50 mije euro që Shkreta tha se iu vodhën
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime për rastin e vjedhjes së 50...
-
Të gjitha reagimet dhe batutat për 50 mijë eurot dhe baxhanakun e deputetit të VV-së
Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë v...
-
Abdixhiku nga Gjeneva: Rikthimi i madh i Lidhjes në Mërgatë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot një takim me mërgatën në Gj...
-
Pamje: Aksident i rëndë në Pejë, rrotullohet tërësisht vetura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Trebo...
-
Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bje...
-
Goditja e parë afrikane në Kosovë, nga java e ardhshme temperatura deri në 36 gradë Celsius
Në Shqipëri vala e nxehtësisë ka filluar disa ditë më parë dhe temperaturat 3...
-
Kurti e Konjufca vizitojnë Qosjen në ditëlindjen e tij të 86
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetar...
-
Ukraina: Kemi vrarë mbi 34 mijë rusë
Ministria ukrainase e Jashtme ka bërë bilancin e luftimeve me ushtrinë ruse, ...
-
Koci: Dikush po më thotë katolik e dikush i pafe, kam pasur nënën myslimane gjyshin hoxhë
Avokati Arianit Koci, i cili minuta më parë deklaroi se po kërcënohet nga “ta...