Opsioni i fundit monitorues i celularëve Apple shton përgjimet, shkel të drejtat (fotot)
Autori: Gazeta inFokus
09:45 | 03 September 2021
Rrjeti i gazetarisë fotografike IPI është shprehur i alarmuar nga vendimi i fundit i kompanisë Apple, për të shtuar një sistem të ri skanues në aparatet personale për publikun.
Megjithse opsioni po reklamohet si i aftë për të pikasur rastet e abuzimit seksual me të mitur në rrjetet e mesazheve si iCloud e iMessage, ai rrezikon të shkojë shumë më tej qëllimit fillestar, duke u kthyer në një përgjues të shumëfishtë që prek punën e gazetarëve.
Muajin që shkoi Apple njoftoi se do të implementojë sistemin fillimisht në SHBA, me përditësimin e radhës së sistemit operativ të celularëve iOS.
Sistemi i ri detekton imazhet e ngarkuara në rrjetin iCloud që klasifikohen si “Material i Abuzimit me të Mitur”, me anë të një procesi të quajtur ‘hashing’.
Kjo funksionon duke transformuar fotot e zbuluara, në numra unikë e duke i krahasuar automatikisht ato me databazat ekzistuese në SHBA për fëmijët e humbur ose fëmijët e abuzuar.
Nëse imazhi kalon pragun e numrit të përputhjeve, një kontrollues i Apple nderhyn me imazhin dhe e sinjalizon atë. Sipas ligjit në SHBA, Apple është e detyruar të raportojë zbulime të tilla te autoritetet.
Rrjeti investigativ IPI thotë se një tjetër aftësi e sistemit, është kontrolli prindëror për mesazhet e dërguara në celularët iPhone, për zbulimin e imazheve të papërshtatshme. Nëse një fëmijë zgjedh të shikojë imazhe të dukshme dhune apo seksi, sistemi sinjalizon prindërit e fëmijës.
Një tjetër ndryshim kontrollohen aplikacionet e iPhone. Opsionet ekzistuese ‘Siri’ e ‘Search’ do të aftësohen për të ndërhyrë nëse zotëruesi kërkon për material të papërshtatshëm në rrjet.
Por në fund të muajit që shkoi, një letër e hapur e nënshkruar nga më shumë se 90 organizata të shoqërisë civile amerikane, nxitën Apple të heqë dorë nga sistemet e kontrollit të celularëve
‘Kutia e Pandorës’
Ata shkruanin se mjetet e reja të përgjimit të Apple, jo vetëm që hapin Kutinë e Pandorës për rreziqet ndaj privatësisë, por minojnë lirinë e shtypit.
Gazetarët rregullisht ruajnë materiale sensitive në celularët e tyre, në plaikacionet e inkriptuara, në të cilat ka akses vetëm dërguesi dhe marrësi, për të kontaktuar me burimet apo kolegët e tyre.
Dhe megjithse programi është fillimisht i kufizuar vetëm brenda SHBA, është vetëm çështje kohe kur të gjitha vendet të kërkojnë të kenë akses në mjetin e krijuar nga Apple për të përgjuar materialet e inkriptuara në aparate.
Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi është sigurisht një çështje e rëndësishme globale, por nga ana teknike nuk ka asgjë që të ndalojë përdorimin e teknologjisë për të monitoruar e kontrolluar çdo lloj përmbajtjeje private.
Gazetarët thonë se ashtu siç u pa me keqpërdorimin e sistemit “të mbrojtjes shtetërore” Pegasus , gazetarët dhe të tjerë profesioniste po shënjestrohen nga spiunazhi në të gjithë botën, prej punës së tyre.
Sistemi i ri i skanimit të kompanisë ka mundësi të plotë të dëmtojë lirinë e gazetarisë dhe të shprehjes, veçanërisht në vendet me më pak demokraci e më pak mbrojtje ndaj gazetarëve apo zërave kritikë të qeverive.
Rrjeti global i gazetarëve IPI i bën thirrje Apple të tërhiqet nga këto plane.




T� tjera
-
Osmani në Oxford Union: Bota të mos harrojë, mijëra familje ende presin të dashurit e tyre
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një fjalim në Oxford Union, ka ng...
-
A do të ketë Gjermania së shprejti një presidente?
Presidenti aktual i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nuk mund të kandidoj...
-
Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për emërime të fam...
-
Rama përsëri i ngacmon VV’në me punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, bageri dhe tash projekti
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka postuar disa fotografi për siç thotë...
-
Për një javë 18 raste të reja me fruth, nga prilli gjithsej 242 raste
Nga prilli, numri i mostrave për të konfirmuar fruthin janë shtuar në Institu...
-
Arrestohet një i mitur për kërcënimin terrorist ndaj muzeut në Moskë
Autoritetet ruse kanë arrestuar një të mitur në lidhje me një kërcënim të dys...
-
Nëntori sjell të ftohtin në Kosovë, IHMK paralajmëron shi e borë
Nëntori ka nisur me rënie të temperaturave në Kosovë, ndërsa ditët e para të ...
-
Rasti në fshatin Demiraj, kryetari i Gjilanit u bën thirrje organeve të drejtësisë
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e d...
-
Avokati Lushaku propozon që gjyqtarët, prokurorët, policët dhe avokatët të kalojnë dy javë në paraburgim para marrjes së detyrës
Avokati Shpend Lushaku ka propozuar që personat që ushtrojnë funksionet e gjy...
-
Tragjedia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të vdekur babë e bijë, çka dihet deri më tani?
Dy persona, një 27-vjeçar dhe vajza e tij tre muajshe, janë gjetur të vdekur ...
-
Blakaj: Mbrojtja e katërshes së UÇK-së në Hagë ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka shprehur paqartësi lidhur...
-
Hiqet konstruksioni pa leje në rrugën “Rexhep Luci”, Rama: Prishtina punon edhe të dielave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është larguar një k...





























