Lajme

Opozita: Qeveria Kurti do ta rrëzojë veten

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 01 October 2022

Pavarësisht pretendimeve se disa deputetë të Vetëvendosjes do të kalojnë në opozitë, një gjë të tillë e kanë mohuar nga partia në pushtet.

Megjithatë, sipas deputetit Agon Batusha, opozitarët po fshihen pas sindikatave për të krijuar pakënaqësi ndaj Qeverisë Kurti.

Madje, ky i fundit ka mbrojtur punën e Qeverisë pas akuzave nga opozita për grevën e për krizën energjetike, duke thënë se situatë të vështirë po përballen edhe shtetet e fuqishme evropiane.

-Advertisement-

Pavarësisht pakënaqësive e akuzave drejtuar partisë në pushtet, opozita as që ka ndonjë tendencë për ta rrëzuar Qeverinë.

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka thënë se nga zhgënjimi çdo ditë brenda e jashtë kuvendit, Vetëvendosja po përçahet, gjë që sipas tij kjo mund të sjellë zgjedhje të jashtëzakonshme.

Valentina Bunjaku nga LDK-ja, ka kritikuar qeverinë se vazhdimisht po krijon kriza, derisa sipas saj është në duart e qytetarëve për t’i vlerësuar dështimet e saj.

Sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pavarësisht mos aftësisë për qeverisje, opozita nuk do të mund t’i bëjë numrat për të ngritur mocion mosbesimi ndaj partisë në pushtet.Pakënaqësi mes grupit parlamentar të VV-së, janë shprehur edhe gjatë seancave të fundit në Kuvend.

Kurse, javën e kaluar kanë qenë dy deputetët Visar Korenica e Eman Rrahmani që nuk kanë përjashtuar largimet e deputetëve pas mospërkrahjes së Kodit Civil. / Kanal10

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera