Lajme

Opozita me kritika për udhëheqjen e Vushtrrisë, përmenden edhe skandale në konkurse

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 29 January 2023

Në komunën e Vushtrrisë tash e 2 muaj Drejtoria e Arsimit ka mbetur pa udhëheqës.Opozita ka kritikuar partinë që e udhëheq këtë komunë për skandale në konkurse, derisa kryetari i Komunës ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për asnjë skandal, duke shtuar se drejtori do të emërohet së shpejti dhe se janë në kërkim të një profesionisti për këtë drejtori.

Tash e dy muaj, në qeverisjen komunale në Vushtrri mungon një drejtor. Sektori i arsimit në këtë komunë ka mbetur pa udhëheqës. Derisa partia në pushtet atje thotë se është në kërkim të një njeriu profesionist, opozita ngre shqetësime, pasi sipas saj, mungesa e drejtorit në këtë sektor ka sjellë edhe konkurse të anuluara, që për opozitën, konsiderohen skandale.“Po bëhen më shumë se dy muaj ku drejtoria e arsimit në Vushtrri është vakant dhe është pa pozitë të një drejtori apo një personi i cili e menaxhon atë drejtori e cila është një prej drejtorive më vitale të një komune”, tha Adnan Lahu nga LDK.

Ai po ashtu tha se çdo konkurs në komunën e Vushtrrisë ka kaluar me skandale dhe me telashe.

-Advertisement-

Ndërkaq, Sylejman Meholli nga Lëvizja Vetëvendosje tha se ka dy muaj që komuna nuk ka vënë emrin e asnjë drejtori të ri.

“Ka dy muaj që komuna nuk ka emëruar asnjë drejtor, në ndërkohë që kemi parë skandale dhe konkurse të anuluara në këtë drejtori të komunës së Vushtrrisë”, tha Meholli.Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi tha për RTK se për këtë pozitë po kërkojnë dikë që është njohës i fushës, ndërsa shton se ai do të zgjidhet javën tjetër.

Ndërkaq, iu përgjigj edhe akuzave të opozitës.“Presim që javën e ardhshme ta emërojmë drejtorin e arsimit Për një vit qeverisje nuk ka asnjë skandal, nuk është përmend komuna e Vushtrrisë bash për asnjë skandal hiç dhe anulimi i konkurseve është një gabim që nuk më ka ardhur mirë mu por arsyet pse është anuluar është se kur është shpall konkursi thirrja është bërë në një udhëzim administrativ që nuk është në fuqi”, tha ai.

Idrizi tha se prioritet është reformimi i sistemit arsimor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera