Lajme

Opozita lëshon sallën pasi s’kaloi projektligji për Trustin

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 23 June 2022

Deputetët e opozitës kanë lëshuar sallën e Kuvendit, pasi projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti s’kaloi në lexim të parë raporton Gazeta Express.

57 deputetët e VV-së ishin kundër, ndërkaq Fatmir Humolli abstenoi në votim, çka bëri që projektligji të mos kalojë. 44 deputetë ndërkaq ishin pro.

Në sallë ishin të pranishëm 102 deputetë.

-Advertisement-

Projektligji për tërheqjen e Trustit ishte në rend dite edhe në seancën e djeshme, por pas mbylljes së punimeve shkaku i mungesës së kourumit, kjo pikë u shty për seancën e sotme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera