Opozita largohet nga Kuvendi, seanca vazhdon
Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 13 July 2023
Deputetët e partive opozitare janë larguar nga seanca plenare, pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se përfundoi seanca e jashtëzakonshme dhe organi ligjvënës iu kthye seancës së nisur paraditen e së enjtes. Kjo seancë ishte ndërprerë pas përleshjeve fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të Qeverisë.
Seanca e jashtëzakonshme u mbajt me kërkesë të 41 deputetëve. Ligjvënësit kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale.
Deputetët opozitarë dhe ata të partisë në pushtet u përplasën dhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për një kohë bllokuan foltoren.
Eliza Hoxha nga subjekti opozitar Partia Demokratike e Kosovës, tha se pas largimit nga salla plenare e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, seanca mund të vazhdojë.
“Mendoj që pasi Bislimi lëshoi sallën dhe u plotësua kushti ynë, mendoj se tani mund të vazhdojë seanca”, tha ajo.
Në sallën plenare, kur deputetë të PDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u grumbulluan afër foltores, u panë edhe pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca më herët paralajmëroi deputetët që po bllokojnë foltoren se mund t’i përjashtojë nga seanca.
“Deputetëve të cilët nuk po e lirojnë foltoren ua jap vërejtjen me paralajmërim për largim nga seanca”, tha Konjufca.
Më herët, deputetë të partive opozitare kanë kërkuar që seanca të ndërpritet menjëherë, duke argumentuar se “nuk ka kushte” që ajo të vazhdojë.
Seanca e jashtëzakonshme vjen pasi vazhdimi i seancës së rregullt u ndërpre.
Opozita ka vendosur pranë foltores pano ku shkruan “Zdravo” [‘Përshëndetje’ në gjuhën serbe] me portretin e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, dhe atë të kryeminstrit Albin Kurti./REL
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...